Description
“Xha Gorio” nga Honoré de Balzac është një roman realist që bën pjesë në ciklin Komedia njerëzore . Vepra rrëfen historinë e një tregtari të moshuar, i cili sakrifikon gjithçka për vajzat e tij, por në fund mbetet i braktisur prej tyre. Përmes fatit të tij tragjik dhe figurës së Eugène de Rastignac, Balzaku paraqet ambiciet, korrupsionin dhe kontrastet shoqërore të Parisit të shekullit XIX.
