Description
“Hamleti” nga Uilliam Shekspir është një nga tragjeditë më të njohura të letërsisë botërore, që rrëfen historinë e princit të Danimarkës, i cili kërkon të hakmerret për vrasjen e të atit nga xhaxhai i tij, Klaudi. Vepra trajton tema universale si hakmarrja, dyshimi, tradhtia, vdekja dhe kuptimi i jetës, duke e bërë Hamleti një nga figurat më të ndërlikuara dhe të paharrueshme letrare.
