Description
“Aftësitë për Jetën 8–9” është ndërtuar për t’i ndihmuar nxënësit e klasës së tetë dhe të nëntë të zhvillojnë kompetencat që u duhen në përditshmëri dhe në të ardhmen. Përmes 31 temave dhe 7 ushtrimeve përmbledhëse, libri trajton aftësi të rëndësishme si komunikimi, bashkëpunimi, vendimmarrja, menaxhimi i emocioneve, respektimi i diversitetit dhe orientimi drejt së ardhmes. I ilustruar me shembuj praktikë dhe aktivitete konkrete, ky tekst ndihmon fëmijët të mësojnë duke reflektuar dhe duke vepruar.
